\\Një mjeke e përgjithshme në Nju Jork, e cila ishte në vijën e parë të luftimit të koronavirusit në SHBA kreu vetëvrasje, raporton BBC.

Lorna Breen, drejtoreshë e Departamentit të Urgjencës në Spitalin Manhattan, ka vdekur nga lëndimet e vetë-shkaktuara, tha policia.

Babai i saj tha për New York Times se vajza e tij nuk kishte histori të sëmundjes mendore.

Lorna Breen ishte infektuar me koronavirusin dhe kjo është arsyeja pse ajo u dërgua për trajtim në shtëpi.

Nga spitali ku punonte, u raportua se ajo ishte heroina që përmbushi idealet më të larta të mjekësisë.

Ajo gjithashtu paraqitej vullnetarisht një herë në javë në një shtëpi pleqsh.

Në shtetin e Nju Jorkut, raportohet gati një e treta e më shumë se një milion rasteve të konfirmuara me COVID-19 në Shtetet e Bashkuara./ Tv Malisheva

Share.