Kryeministri Albin Kurti ka përshëndetur nga ndërtesa e qeverisë masën e protestuesve në sheshin “Skënderbeu”.
Ndonëse dje kishte thënë se nuk qëndron prapa organizimit të test-protestës së sotme në qendër të Prishtinës, kreu i Ekzekutivit në detyrë nuk ka hezituar për disa momente t’i përshëndesë të pranishmit.
Këta të fundit kanë shpërthyer në brohoritje: “Duam zgjedhje, duam zgjedhje”, duke iu referuar kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje kundër formimit të qeverisë së re dhe shkuarjes në zgjedhje të reja.
Gjykata Kushtetuese pritet këtyre ditëve të marrë vendimin final për dekretin rreth mandatarit për qeverinë e re.
Presidenti Hashim Thaçi nuk ka bërë të ditur se nëse do të japë dorëheqje nëse Kushtetuesja e konsideron dekretin për mandatarin Avdullah Hoti si jo kushtetuese./ Tv Malisheva