Kryetarja e Alternativës Mimoza Kusari-Lila, e cila në garën zgjedhore është pjesë e listës së Lëvizjes Vetëvendosje, ka komentuar zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Ajo në emisionin Pressing të T7 ka thënë se çështja e presidentit do të diskutohet pas përfundimit të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani, lista e së cilës Guxo është pjesë e listës zgjedhore të LVV-së, është kandidate për të parin e vendit. Një kandidaturë të tillë para Osmanit e ka shpallur edhe kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj.

Ky i fundit ka thënë se është njeriu më i përshtatshëm për postin e shefit të ri të shtetit duke paralajmëruar shkuarje në zgjedhje të reja në rast se nuk zgjidhet presidenti. Një gjë të tillë e ka paralajmëruar edhe kreu i LDK-së Isa Mustafa, së fundi në një debat televiziv.

Share.