Sekretari i Organizativ i LDK-së, Arban Abrashi në një konferencë për medie ka thënë se Qeveria Kurti, ka shkelur Kushtetutën e Kosovës duke kufizuar lëvizjen e qytetarëve, derisa theksoi se kjo qasje e kryeministrit në ikje është sinjal se po rrëshqitet në diktaturë.

Me këtë rast, Lidhja Demokratike e Kosovës i bëri thirrje qeverisë në ikjeqë masat kundër pandemisë të vendosën brenda kuadrit ligjorë.

Abrashi: Nuk i respektoi procedurat për kufizimin e lëvizjes

“Albin Kurti veprimtarin e tij në qeverisje, nuk e nisi siç pritej për t’i shërbyer interesave të qytetarëve, por e bëri të kundërtën, e nisi me tendencat për të kontrolluar gjithçka, kjo u pa në rastin më të ndjeshëm siç ishte përballja me pandeminë, duke mos respektuar asnjë procedurë mori vendim për kufizimin e lëvizjes në të gjithë territorin e vendit”, tha Abrashi.

Sipas Abrashit, Kurti e uli nivelin e menaxhimit shtetëror nga qeveria në Ministri të Shëndetësisë, në kundërshtim me Gjykatën Kushtetuese.

Abrashi: Kurti uli nivelin e menaxhimit

“Pavarësisht faktit që gjykata kushtetuese i dha afat qeverisë në detyrë deri më 13 prill t’i mënjanojë shkeljet ligjore në vendimin e parë, qeveria në detyrë ashtu siç veproj herën e parë në krye më vete vendosi edhe herën e dytë, vetëm se kësaj radhe eksperimentoj duke ja dedikuar të drejtën Ministris së Shëndetësisë, për të nxjerr masa që kufizojnë lirinë e lëvizjes”, tha Abrashi.

Abrashi më tutje tha se Kurti e anashkaloi Kuvendin dhe tregoi se janë të interesuar vetëm për pushtet, derisa bëri të ditur se LDK-ja, kërkon nga qeveria në ikje që masat kundër COVID-19, të vendosen në kuadër të ligjit dhe kushtetutës.

Abrashi: Masat kundër pandemisë të vendosen në kuadër të ligjit

“Në vend se të adresonte në kuvend çështjen e ngritur nga gjykata kushtetuese ai uli nivelin e menaxhimit të pandemisë nga qeveria te ministria e shëndetësisë, derisa rritej kërcënimi i popullatës nga pandemia….I kërkojmë qeveris së shkarkuar që masat kundër pandemisë të vendosën brenda kuadrit ligjorë dhe kushtetues dhe të shfuqizojë vendimet për karantinim, urgjentisht të heq Prishtinën nga karantina”, tha Abrashi.

Abrashi ka thënë se në këto ditë të qeverisjes, Kurti shfaqi dashuri për Serbinë, duke i lejuar serbët të hyjnë në Kosovë./ Tv Malisheva

Share.