Shpikësi Thomas Edison më 21 tetor 1879, filloi provat për një tjetër lloj filamenti për llambën e tij elektrike ndriçuese.

Llamba bëri dritë për 40 orë duke shënuar eksperimentin e parë të suksesshëm të Edison me llambën elektrike, pas mijëra dështimesh në provat laboratorike në ‘Menlo Park’ të Nju Xhersit.

Çelësi i suksesit ishte përdorimi i një filamenti prej karboni të hollë sa një fije floku, i cili ndriçonte, por nuk shkrihej nga nxehtësia e elektricitetit.

Ai deklaroi para punonjësve të laboratorit: “Nëse arrita ta bëj të ndriçojë për 40 orë, mund ta bëj të ndriçojë për 100 orë.”

Në bazë të kësaj llambe, Edison filloi të punojë për ndërtimin e sistemit të parë të suksesshëm të ndriçimit, i cili do të furnizonte me energji 85 shtëpi që kompania e tij kishte pajisur me qarqe elektrike dhe llamba ndriçimi në Nju Jork. /TV Malisheva

Share.