Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ka marrë vendim për ndarje të bursave për regjistrim të femrave në drejtime teknike në institucionet e arsimit dhe aftësimit profesional (IAAP) për vitin 2020-2021.

Sipas komunikatës së MASH-it, vendimi synon stimulimin e femrave për regjistrim në drejtime teknike të IAAP, ndërsa bursat për këtë vit shkollor do të jenë bashkëfinancim i MASh dhe projektit LuxDev, i cili për këtë qëllim ka ofruar donacion në vlerë 10 mijë euro.

Në vendimin e ministrit Likaj janë përcaktuar edhe profilet, kushtet dhe kriteret e përfitimit të 40 bursave që do të ndahen për vitin e ri shkollor.

Share.