Vetëm në muajin gusht në Shqipëri kanë hyrë 1.537.191 shtetas të huaj, ose 2,7 herë më shumë se në gusht 2020.

INSTAT bëri të ditur se në total, hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar në muajin gusht 2021, janë 2.185.493. Krahasuar me gushtin 2020, ky tregues rezulton me një rritje 2,6 herë.

- Reklamë e sponsoriuzar -

Po ashtu, sipas INSTAT, daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit gusht 2021, janë 2.154.672, duke shënuar një rritje me 2,5 herë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit gusht 2021, janë 677.842. Krahasuar me gushtin 2020, ky numër është rritur me 2,2 herë.

Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit gusht 2021, janë 1.476.830. Krahasuar me gushtin 2020, ky numër është rritur me 2,8 herë./TV Malisheva

Share.

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/beklpuib/public_html/wp-includes/functions.php on line 5107