Në 24 orët e fundit, në botë janë regjistruar rreth 214,000 raste të reja të koronavirusit, duke çuar kështu numrin e përgjithshëm të pacientëve deri më tani në 20.16 milionë, njofton Organizata Botërore e Shëndetit.

737.417 njerëz në botë kanë vdekur nga COVID-19 deri më tani, 4,835 vetëm në 24 orët e fundit.

Numri më i madh i rasteve të konfirmuara është në Amerikën e Veriut dhe atë të Jugut, 10.799.062, nga të cilat 101,230 janë infektuar rishtazi në 24 orët e fundit.

Deri më tani, 3.641.603 të infektuar dhe 217.716 të vdekur janë konfirmuar në Evropë, dhe 2.757.822 të infektuar dhe 55.564 të vdekur në Azinë Juglindore.

Shtetet e Bashkuara prijnë me numrin e rasteve të konfirmuara prej 5,039,709, pasuar nga Brazili me 3.057.470, India me 2,329,638, Rusia 902.701, Afrika e Jugut 566,109, Meksika 485.836, Peru 483.133, Kili 376.616 dhe Irani me 331,189 pacientë./Tv Malisheva

Share.