Kryesia e Kosovës mban mbledhjen e Kryesisë për procedimin e disa nismave ligjore.

Ndër to projektligji për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës.

Kjo mbledhje do të mbahet pa praninë e mediave.

Ky është njoftimi i plotë:

1. Procedimi për mendim në Qeveri i nismave ligjore:

1.1.Projektligji për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës.

1.2.Projektligji për masat e përkohshme për ta lehtësuar efektin e Pandemisë “COVID 19”,

1.3.Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 03/L-048 për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, i plotësuar dhe i ndryshuar me Ligjin nr. 03/L-221, me Ligjin nr. 04/L-116, me Ligjin 04/L-194, me Ligjin 05/L-063, dhe me Ligjin 05/L-007,

2. Të ndryshme.

Njoftim lidhur me qasjen e mediave në mbledhjen e Kryesisë

Për shkak të situatës pandemike dhe masave për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, mbledhja do të mbahet pa prezencën e mediave.

Pas mbledhjes, mediat dhe publiku do të njihen me vendimet e Kryesisë, nëpërmjet komunikatës.

Kërkojmë mirëkuptimin tuaj!/ Tv Malisheva

Share.