Kanë përfunduar dy ndeshjet e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve që kanë filluar nga ora 18:45 ku u ballafaquan Atalanta me Young Boys dhe Zaniti me Malmon.

Atalanta mori një fitore shumë të rëndësishme duke e mposhtur skuadrën e Young Boys me rezultat minimal 1-0 me golin e Pessinas në minutën e 68′ duke arkëtuar kështu tri pikë të reja në grupin F të cilin tani edhe e kryeson me katër pikë pas dy ndeshjeve.

Për Atalantën në këtë ndeshje nga minuta e parë ka luajtur mbrojtësi shqiptar Berat Djimsiti.

Zeniti nga ana tjetër ka shënuar fitore të thellë ndaj Malmos me rezultat 4-0 ku golat u realizuan nga Claudinho në minutën e nëntë, Kuzyayev në të 49’tën dhe Sutormini në minutën e 80′.

Malo luajti me një lojtar më pak që nga minuta e 53′ e ndeshjes kur nga loja me karton të kuq u përjashtua Ahmedhodzic.

Zeniti ka tri pikë në grupin H, kurse Malmo mbetet pa pikë pas dy ndeshjeve. /TV Malisheva

Share.