Stanley Chera, një agjent i mirënjohur i pasurive të patundshme në Nju Jork, ka vdekur nga koronavirusi.

CNN shkruan se Chera ishte një mik i ngushtë i presidentit të SHBA-së Donald Trump.

Nga 2016 deri në 2019, ai dhuroi më shumë se 400,000 dollarë për President Inc. dhe Trump Victory, të cilat u krijuan për të mbledhur donacione për fushatën presidenciale të Trump.

Trump shpesh iu referua atij në fjalimet e tij gjatë fushatës presidenciale, duke e quajtur “një nga ndërtuesit më të mëdhenj të pasurive të patundshme dhe ekspertët në botë”.

“Ai është një njeri i shkëlqyeshëm dhe ka qenë me mua që në fillim,” tha Trump me një rast./ Tv Malisheva

Share.