Elisa Granato, e cila mori vaksinën kundër koronavirusit të premten si pjesë e provave klinike në Oksford të Britanisë së Madhe, nuk ka ndërruar jetë ashtu sikurse kishin shkruar në mediat sociale.

BBC ka folur sot me mikrobiologen, e cila konfirmoi se ndjehej mirë dhe se kishte dhënë një mostër gjaku këtë mëngjes për test.

Granato tha se planifikon të kalojë ditën duke shijuar motin e këndshëm jashtë.

Profesori Andrew Polard, i cili drejton Ekipin e Provave Klinike të Vaksinave në Oxford, tha se lajmet e rreme kishin një ndikim negativ në luftimin e epidemisë.

Granato është personi i parë në Evropë që ka marrë një vaksinë koronavirus si pjesë e një prove klinike.

Të gjitha postimet që transmetojnë lajmet për vdekjen e dyshuar të Elise Granato në gjuhë të shumta janë hequr nga media sociale/TVMalisheva

Share.