Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, sot ka takuar guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, me të cilin ka biseduar për rritjen e bashkëpunimit mes MPMS-së dhe BQK-së, në funksion të mbështetjes së kategorive shoqërore që janë nën domenin e kësaj ministrie.

Reçica ka gjetur mbështetjen e plotë të guvernatorit që sa më parë, të gjithë pensionistëve në Kosovë t’ua mundësojnë tërheqjen e pensioneve dhe kryerjen e shërbimeve tjera përmes kartelave bankare, si dhe janë dakorduar për të gjetur mundësitë për t’i liruar plotësisht nga të gjitha provizionet e tanishme.

“Kjo do të jetë një e mirë e dyfishtë, sepse me jetësimin e këtij prioriteti, kjo kategori shumë e respektuar e shoqërisë sonë, sadopak i shmanget edhe rrezikut të prekjes me COVID-19 dhe rreziqeve tjera shëndetësore përmes pritjeve të gjata nëpër sportele bankare”, ka thënë ministri Reçica./Tv Malisheva

Share.