Elon Musk dhe ndërmarrja e tij hapësinore SpaceX, me gjithë krizën e koronës, arritën suksese të mëdha këtë vit me lansime të anijeve për industrinë satelitore, rrjetin Starlink të satelitëve të Internetit, duke kulmuar në dërgimin e astronautëve të parë të NASA-s në hapësirë si pjesë e misionit Demo-2.
Musk thotë se ndërmarrja e tij hapësinore tani po kthehet tërësisht në zhvillimin e projektit Spaceship, qëllimi përfundimtar i të cilit është të dërgojë njerëz në Mars dhe të krijojë koloninë e parë njerëzore në planetin e kuq.
Ndonëse prototipat e Starship prej çeliku të pandryshkshëm që aktualisht po testohen në Tokë, shpesh shpërthejnë për shkak të karburantit, një raketë që duket si nga filmat fantastikë po ecën përpara, dhe Musk do të investojë shumë para, që të përshpejtohet ndërtimi i saj sa më parë që të jetë i mundur.
Edhe pse Starship tani është bërë një përparësi kryesore për SpaceX, Elon Musk thotë se përparësia e dytë do të jetë puna për të minimizuar rrezikun rreth kthimit të ekuipazhit Dragon me astronautët në Tokë brenda disa muajsh./ Tv Malisheva