Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa ka siguruar presidentin Hashim Thaçi se si ka numrat për formimin e Qeverisë së re.

Gjatë një konference për media, presidenti Thaçi ka dekretuar Avdullah Hotin si të nominuar për kryeministër nga LDK-ja.

I pari i shtetit në një konferencë për media tha se ka marrë sigurimin e kryetarit të LdK-së se kanë siguruar shumicën parlamentare.

“Sot kam marrë një letër nga Isa Mustafa përmes së cilës ai konfirmon se i mbështet kriteret duke i përfshirë edhe sigurimin e shumicës parlamentare”, tha Thaçi.

Sipas dekretit të nënshkruar nga presidenti Thaçi, Avdullah Hoti i propozohet Kuvendit të Kosovës kandidat për kryeministër për të formuar Qeverinë e re, pas shkarkimit të Qeverisë Kurti me mocion të mosbesimit të iniciuar nga LDK-ja.

Kandidati nga pika 1 e këtij Dekreti, jo më vonë se 15 ditë pas emërimit, i paraqet Qeverisë para Kuvendit të Kosovës dhe kërkon miratimin e Kuvendit./ Tv Malisheva

Share.