Policia Kufitare e Kosovës ka ndaluar sot personin me inicialet T.E. (2000) për shkak se gjatë kontrollit në veturën e tij, e cila ishte me targa të Serbisë, ka gjetur 1300 litra karburante kontrabandë.
Gjatë kryerjes së detyrave të rregullta patrulluese në zonën e fshatit Tresavë policia ka ndaluar personin e dyshuar dhe me adresë vendbanimi në Novi Pazar – Republika e Serbisë, i cili dyshohet se kishte kryer veprime të kundërligjshme, kalim të paautorizuar të kufirit dhe dyshohej për kontrabandë.
Gjatë kontrollit të brendshëm të automjetit u konstatua se i dyshuari transportonte derivate, si dhe në automjetin e tij me targa të Serbisë nuk kishte të vendosura stikersat në targa.
Rasti është iniciuar nga autoritetet kompetente policore për procedura të mëtejme ligjore./TV Malisheva