Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK, me rastin e 7 Prillit-Ditës Botërore të Shëndetit, ka bërë thirrje që likeret politikë të reflektojnë dhe të marrin më seriozisht shëndetin e qytetarëve.

Në komunikatën për media të PRAK, thuhet se edhe mbi dy dekada pas luftës, Kosova vazhdon ta ketë një sistem shëndetësor me provizion direkt ku ofruesit shëndetësor paguhen në bazë të inputeve sipas kualifikimit dhe jo në bazë të performancës së tyre.

Ky lloj organizimi aplikohet në vendet me sistem të rrënuar pas konflikteve dhe në disa vende të botës të tretë.

PRAK me këtë rast ka dhënë edhe disa rekomandime se si të avancohet sistemi shëndetësor në vend telsa ka theksuar se ajo që i nevojitet Kosovës është që të ketë më shumë vullnet politik për t’i shtyrë këto procese përpara, e më pak interferim të politikës ditore për efekte opin ioni.

Kjo është komunikata e plotë:

Dita Botërore e Shëndetit është një ditë globale e ndërgjegjësimit shëndetësor që shënohet çdo vit më 7 Prill, nën kujdesin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Në Kosovë, le të jetë si ditë thirrjeje dhe reflektimi për liderët e vendit, se deklarata e pranuar gjerësisht “Shëndeti është një e drejtë njerëzore” nënkupton që të gjithë personat kanë të drejtë të qasjes në kujdesin shëndetësor kurdo dhe kudo që ata kanë nevojë.

Në këtë kohë pandemie, sa është e rëndësishme që ne si individ, secili të reflektojmë për rëndësinë e shëndetit dhe mirëmbajtjes së tij, po aq është e nevojshme që edhe si kolektiv të reflektojmë rreth rëndësisë së sistemit shëndetësor dhe mirëmbajtjes së tij.

Sistemi shëndetësor në Kosovë sot.

Edhe mbi dy dekada pas luftës, Kosova vazhdon ta ketë një sistem shëndetësor me provizion dir ekt ku ofruesit shëndetësor paguhen në bazë të inputeve sipas kualifikimit dhe jo në bazë të performancës së tyre. Ky lloj organizimi aplikohet në vendet me sistem të rrënuar pas konflikteve dhe në disa vende të botës të tretë.

Që nga paslufta, asnjë qeveri nuk i dha prioritet shëndetësisë. Shpenzimet publike në shëndetësi asnjëherë nuk u rritën mbi 3% të GDP.

Në dokumentet politike Kosova i ka pranuar agjendat globale si “Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm 2030” (Sustainable Development Goals – SDG 2030), me theks të veqantë në objektivën e tretë “shëndet të mirë dhe mirëqenie” por shumë pak kemi arritur që këto synime të dalin përtej dokumenteve. Për më keq, nëse vazhdon një qasje e këtillë politikbërëse, nuk ka shumë vend për optimizëm. Koalicioni për Mbulim Universal Shëndetësor (Universal Health Coverage – UHC) vlerëson se për të synuar Mbulimin Universal, shpenzimet aktuale shëndetëso re (Current health expenditures) të një vendi duhet të jenë së paku 5% e GDP.

Çfarë duhet bërë?

Politikbërja sistemin shëndetësor në Kosovë duhet ta vë në prioritet përtej dokumenteve politike. Qeveria aktuale, sado që është në detyrë dhe është në një gjendje emergjente, duhet të lëvizë përtej politikave ditore emergjente.

Duhet të shfrytëzohet ky momentum dhe të formohet një ta quajm: “Grupi për Avansimin e Shëndetësisë” (këshill, komitet, apo sido që të quhet), i cili do të përbëhej kryesisht nga profesionistë, akademikë, shoqëri civile e më pak politikanë. Ky Grup pastaj të mobilizojë nëngrupe të tjera profesionale për ta hartuar një plan se “Çfarë Shëndetësie duam për Kosovën”.

Ky Plan strategjik për sektorin e shëndetësisë në Kosovë le të jetë i ndarë në tri etapa:

1. Plani afatgjatë – shëndetësia 2030

2. Plani afatmesëm – reforma e financimit në shëndetësi 2025

3. Plani afatshkurtër – riorganizimi i sistemit shëndetësor 2022

Plani afatgjatë “Shëndetësia 2030” – përfshinë definimet, planifikimet, synimet, objektivat afatgjate të cilat janë në harmoni me “SDG 2030”. Qëllimi i këtij plani është që t’i harmonizojmë objektivat tona me standardet ndërkombëtare në mënyrë që krahas vendeve të tjera edhe Kosova të mund të krahasohet me nivelin e arritshmërive të objektivave të përbashkëta.

Plani afatmesëm – “reforma e financimit në shëndetësi 2025” – përfshinë hapat drejt reformës në financimin shëndetësor. Ndarja e blerësit prej ofruesit. Kalimi i financimit nga provizioni direkt në atë indirekt dhe nga “supply side në demand side”. Kontraktimi i shërbimeve nga ana e Fondit. Kalimi nga blerja pasive në blerje aktive/strategjike, fillimisht në pilot zonë pastaj në tërë teritorin me fillim të mbledhjes së premiumeve, etj.

P lani afatshkurtër – “riorganizimi i sistemit shëndetësor 2022” – përveq planeve për veprime emergjente në përmirësim të menaxhimit aktual, ky plan duhet të përfshijë edhe ndryshimet e nevojshme organizative të cilat janë të nevojshme për të filluar kontraktimi i institucioneve shëndetësore nga Fondi. Disa prej veprimeve të nevojshme mund të jenë: Implementimi i Sistemit të Integruar të Informimit Shëndetësor (SIISH), implementimi i “kontabilitetit shëndetësor kombëtar” i bazuar në “the system of health account (SHA 2011), riorganizimi i Kujdesit Primar Shëndetësor (KPSH) me futje të konceptit të mjekësisë familjare, rishiqimi i statutit të SHSKUK, ridefinimi i investimeve kapitale, prokurimit etj.

* * *

Qëllimi kryesor i reformës është: kalimi nga provizioni direkt në atë indirekt, ndarja e blerësit nga ofruesit, dhe pagesa sipas performancës.

Kjo përfshin në vete themelimin e Fondit, i cili do të ket ë tri funksione kryesore: mbledhjen e të hyrave, menaxhimin e tyre dhe blerjen e shërbimeve shëndetësore.

Kjo reformë është e madhe dhe e tronditë sistemin shëndetësor deri në fundament. Nisur nga ky fakt dhe fakti i mungesës së përvojës në këtë fushë, vendimmarrësit duhet të jenë të kujdesshëm në veprimet që i ndërmarrin. Kosova nuk ka nevojë ta zbuloj ujin e vakët. Organizata të mëdha ndërkombëtare ( OBSH, OECD, ËB, EUROSTAT, etj) janë duke punuar shumë në këtë drejtim. Kosova mjafton t’i ndjek sugjerimet dhe modelet që ata i ofrojnë.

Ajo që i nevojitet Kosovës është që të ketë më shumë vullnet politik për t’i shtyrë këto procese përpara, e më pak interferim të politikës ditore për efekte opinioni.

Qytetarët të qëndrojnë në shtëpi;

Stafi shëndetësor në detyrë;

Politikanët t’i mbështesin qytetarët dhe stafin shëndetësor./ Tv Malisheva

Share.