Komuna e Obiliqit nëpërmjet Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale rikonfirmon se nuk ka asnjë rast të dyshuar me koronavirus.
Rastet e fundit të rezultateve laboratorike të dala nga IKSHPK, njëri nga pacientët i cili është identifikuar me COVID-19 është nga Komuna e Obiliqit, por personi i prekur është ekzaminuar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” që nënkupton se personi në fjalë nuk ka ardhur në Komunën e Obiliqit.
Komuna e Obiliqit i bën thirrje qytetarëve të mos bëjnë panik, por t’iu përmbahen rekomandimeve të MSH-së dhe IKSHPK-së kundër koronavirusit