Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë nisur seancën plenare ku pritet të diskutojnë dhe votojnë një mori çështjesh. Të zgjedhurit e popullit edhe këtë herë do të tentojnë të miratojnë në parim Projektligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së, projektligj ky që nuk ka gjetur përkrahje tash e dy muaj.
Në rend të ditës për votim është edhe Projektligji për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Automjete, draft i cili ngjalli debat në seancën e së hënës.
Ndërkaq, edhe në këtë seancë plenare pritet të hidhen në votim disa rezoluta për të cilat nuk ka pasur kuorum për vendimmarrje në seancat e kaluara.
Me të përfunduar këto dhe disa pika të tjera, deputetët do të fillojnë një seancë të re plenare ku do të shqyrtohen disa marrëveshje ndërkombëtare dhe projektligje.