Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka zbuluar sloganin e partisë që ai drejton për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit – Me çlirimtarët.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se UÇK nuk është vetëm e kaluara, por është edhe themeli i shtetit, të cilin të gjithë duhet ta mbrojnë.
Postimi i plotë:
UÇK nuk është e kaluara, është themeli i shtetit. Ne jemi krenar me këtë trashëgimi dhe do ta mbrojmë atë. Me Çlirimtarët- këta jemi ne, kjo është ajo që na definon!