Një aeroplan me 20 tonë ndihma mjekësore të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka arritur në Bejrut.
Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) thotë se kujdesi mjekësor do të shpërndahet në spitalet e tjera në Liban që kanë marrë pacientë nga Bejrut, pasi tri spitale në qytet nuk janë më funksionale dhe dy janë dëmtuar pjesërisht nga shpërthimi.
“Rezistenca legjendare e popullit libanez rrallë është testuar aq seriozisht,” tha Organizata Botërore e Shëndetit në një deklaratë, duke përmendur se aksidenti kimik të martën ishte i lidhur me trazirat në vend, krizën ekonomike, pandeminë koronavirus dhe pritjen e afro 900,000 refugjatëve sirianë.
Një shpërthim i fuqishëm në Bejrut, në të cilin të paktën 113 njerëz u vranë, u shkaktua nga një pleh artificial i sekuestruar nga një anije ngarkese ruse gjashtë vjet më parë.
Anija “Rhosus” u ankorua në portin e Bejrutit gjashtë vjet më parë për shkak të një avarie, dhe ajo ishte në rrugën e saj për në Afrikë me 2.750 ton pleh azot amoniumi./Tv Malisheva