Një pasagjer i autobusit që u përmbys afër Slavonski Brod këtë mëngjes, ka përshkruar një moment tronditës të aksidentit para kamerave të televizionit të Kroacisë – HTV.
Pasagjeri Ramo Gashi tregoi se si dukeshin momentet e para pas aksidentit.
“Kur diçka shpërtheu në një sekondë, pashë të gjithë ata njerëz, të gjithë livadhin, atje poshtë, atë kanal pranë autostradës,” tha ai, duke përshkruar pamjen e tmerrshme që pa.
“Unë pashë të plagosurit, të vdekurit, pashë gjithçka, pa duar, pashë gjithçka, pashë gjithçka”, tha Ramo Gashi, një nga udhëtarët e autobusit për HTV.
Ndryshe, mëngjesin e së dielës ka ndodhur një aksident trafiku në Kroaci ku është përfshirë një autobus nga Kosova. Mediat kroate raportojnë për 10 të vdekur dhe dhjetëra të lënduar. Ndërsa dyshimet e para janë se për një moment shoferin e autobusit e kishte zënë gjumi.
Ndërkohë që nga kompania “Deva Torus” autobusi i të cilit është aksidentuar kanë treguar për KosovaPress se aksidenti ka ndodhur, por që kanë thënë se nuk kanë informata të sakta lidhur me numrin e të vdekurve dhe të lënduarve.
Ndryshe, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka shpallur të hënë ditë zie shtetërore në nderim të qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët kanë humbur jetën tragjikisht në aksident trafiku në Republikën e Kroacisë.
Shkaku i kësaj ngjarje tragjike, presidentja Osmani e ka ndërprerë vizitën në Japoni dhe nesër do të udhëtojë për në Kosovë.
Për në Kroaci tashmë ka marrë rrugë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me disa nga ministrat e qeverisë./TV Malisheva

Vidio sam ozlijeđene, umrle, vidio sam svašta, bez ruke, svašta sam vidio, ispričao je za HRT Ramo Gashi, jedan od putnika autobusa https://t.co/Is8zgNjhqc #crnakronika pic.twitter.com/rXQM3RcLgv
— HRT vijesti (@hrtvijesti) July 25, 2021