Policia e Kosovës ka iniciuar rast ndaj 11 perosnave në Prizren, të cilët nuk kanë respektuar vendimin e lëshuar nga Qeveria lidhur me virusin Covid – 19.
Sipas policisë, është iniciuar rast ndaj një mashkulli dhe tri femrave, pasi të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e lëshuar nga Qeveria. Në konsultim me prokurorin rasti procedohet në procedurë të rregullt.
Po në Prizren, është iniciuar rasti ndaj 4 personave të cilët në lokalin e tyre janë hasur duke i shërbyer klientët duke mos e respektuar vendimin e lëshuar nga Qeveria lidhur me virusin Covid – 19.
Në konsultim me prokurorin rastet procedohet në procedurë të rregullt.
Po në këtë qytet, njësiti policor gjatë patrullimit kishte ndaluar një veturë në të cilën kishin qenë tre të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët kishin lëvizur jashtë orarit të lejuar sipas vendimit të Qeverisë lidhur me virusin Covid -19.
Në konsultim me prokurorin ndaj të dyshuarve është inicuar lënda e rastit si më lartë dhe procedohet në procedurë të rregullt.