Policia e Shqipëri ka njoftuar se ka gjobitur dy pronarë të restoranteve në Berat, të cilët kishin qenë duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me aktin normativ që paraqesin masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Rasti ka ndodhur në rrugën Berat-Uznovë ku Shërbimet e Komisariatit në vazhdën e kontrolleve dhe inspektimeve kanë hasur në parregullsi dhe mosrespektim të protokollit të sigurisë nga ana e restoranteve.
Në këtë rast policia ka vendosur që t’i gjobitë të dy pronarët me inicialet V.S dhe E.A masë administrative me nga 1.000.000 lekë secilit.
Ky hap është bërë me qëllim të vetedisimit të bizneseve dhe pronarëve të restoranteve që te qëndrojnë vigjilentë ndaj masave për parandalimin e COVID-19 dhe të respektojnë masat kufizuese përndryshe dënimet nuk do të ndalen.
Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shënuar 124 raste të reja me COVID-19 dhe 4 persona kanë humbur jetën. Kurse në spitalin infektiv janë të shtruar 116 pacientë