Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani i ka kujtuar kryeministrit Avdullah Hoti kohën kur me vendin ka qeverisur koalicioni PAN, duke i thënë se të njëjtit ai i ka quajtur bandë mafioze.

Osmani ka pyetur Hotin se a ka ende mendim të njëjtë për njerëzit me të cilët ka krijuar qeverinë.

Osmani: Kryeministri Hoti PAN-in e quante bandë mafioze, sot qeverisë me ta

“Zotëriu që sot është kryeministër i vendit, në mandatin e kaluar në këtë Kuvend e ka quajtur qeverisjen PAN bandë mafioze e sot qeverisë me ta. A është përjashtuar nga ky Kuvend që e ka përdorur një terminologji të tillë, a beson ende që janë bandë mafiozë meqë është në qeverisje me ta, ai i ka quajtur të tillë, unë nuk i kam quajtur kurrë, por tash për dikë qenka rregull me përdorë gjuhë të tillë, e për dikë menjëherë mirren masa denigruese, fyese, përjashtuese, me qasje selektive. Pra, përdorni për të gjitha njëjtë, por mos harroni që Kushtetuta e thotë një gjë të qartë, që deputeti ka mandate të lirë e jo detyruar, i detyrohet vetëm dikujt, qytetarëve që e kanë zgjedhë”, tha Osmani.

Pasi Artan Abrashi i Vetëvendosjes e quajti qeverinë e Avdullah Hotit “qeveria koti”, shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi ka kërkuar që deputeti të përjashtohet nga seanca.

Por, kryetarja e Kuvendit tha se nuk do të përjashtojë asnjë deputetët për shkak të shprehjes, meqë siç tha ajo liria e shprehjes është e garantuar me Kushtetutë.

Megjithatë, ajo tha se do të kërkojë vlerësimin e komisionit përkatës, për këtë shprehje dhe të tjera që përdoren në Kuvendin e Kosovës.

Osmani: Deputetët janë ngre zhag në këtë Kuvend, unë nuk do t’i përjashtoj

“Unë nuk do të përjashtojë deputetë nga kjo seancë, nuk do të përjashtojë. Kemi pasur raste të tmerrshme të ngrehjes zhag të deputetëve nga kjo sallë, unë nuk do të përjashtojë deputetë nga seanca, jo nuk do të përjashtoj, përveç nëse dikush kryen vepër penale ose tenton të bëjë një gjë të tillë”, tha ajo.

Madje, ajo dha edhe mendimin e saj sa i përket shprehjes “qeveria koti”.

Osmani: Fjala ‘Koti’ është cilësim i lejuar

“Fjala ‘Koti’ sipas cilitdo interpretim të doni, sepse liria e shprehjes është kategori kushtetuese dhe e rregulluar me marrëdhënie ndërkombëtare, nëse përmendet sidomos në kontekst të vlerësimit të qeverisë, është cilësim i lejuar në përputhje me cilëndo marrëveshje ndërkombëtare, madje ka me dhjetëra interpretime të Gjykatës Evropiane, të Drejtave të Njeriut për lirinë e shprehjes të cilën shpresoj që do ta trajtojnë komisioni përkatës”, tha ajo.

Osmani tha se në Kuvendin e Kosovës, gjatë mandateve të kaluara, janë dëgjuar fjalë fyese ndaj grave deputete dhe asnjëherë dikush nga deputetët nuk ka kërkuar interpretim.

Ajo tha se liria e shprehjes ka kuptim vetëm kur mbrohet në të gjitha nivelet e politikbërjes./Tv Malisheva

Share.