Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas heqjes së reciprocitetit me Serbinë nga Qeveria Hoti, duke thënë se ta quash reciprocitetin ‘pengesë’ do të thotë që barazinë e konsideron pengesë.

Osmani ka shkruar në Facebook , se kjo do të thotë që nuk e donë vendin tënd të trajtuar të barabartë me të tjerët.

“Ta quash reciprocitetin pengesë do të thotë që ti nuk beson se ke të drejta sovrane, të pavarura e të barabarta, siç janë të parapara në Deklaratën e Pavarësisë e në Kushtetutën e vendit. Të heqësh dorë nga e drejta për t’u trajtuar i barabartë do të thotë të heqësh dorë nga e drejta për t’u trajtuar sovran si Republikë e Kosovës”, ka shkruar ajo./Tv Malisheva

Share.