- Reklamë e sponsorizuar -

Me ceremoni shtetërore dhe tepih të kuq, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Ky i fundit pas takimit me liderin e Nismës, Fatmir Limaj, ka arritur në objektin e legjislativit. Derisa më pas pritet të shkojë në ekzekutiv për t’u takuar me homologun e tij, kryeministrin, Avdullah Hoti.

Arsyeja e vizitës se Ramës në Kosovë është propozim-aktakuza e Prokurorisë Speciale ndaj dy liderëve të UÇK-së, presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli./Tv Malisheva

- Reklamë e sponzorizuar -