Organizata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka reaguar ndaj video- incizimit, të publikuar nga disa persona në Maqedoni, e nw mesin e tyre edhe Bekim Dibrani, Kadri Krasniqi, Qani Rexhepi dhe Fevzi Jakupi.

Këta të fundit, nën tingujt e muzikës serbe duke sharë e fyer, Adem Jasharin, thoshin se kishin marrë rrugën për të pranuar mirënjohje nga OVL e UÇK-sw.

Nënkryetari i OVL të UÇK-së Nasim Haradinaj, tha se personat në fjalë, nuk kanë marrë asnjëherë mirënjohje personale nga OVL UÇK.

Haradinaj: Asnjë personi që shihet në automjet nuk i kemi ndarë mirënjohje

“Bekim Dibrani, Kadri Krasniqi, Qani Rexhepi dhe Fevzi Jakupi, asnjëherë nuk kanë qenë në zyrën e Organizatës së Veteranëve të Luftës….Ne nuk ju kemi nda asnjë personi që shihet në automjet mirënjohje, po ta kishim nda sot do të kishim revokua. Nuk po them që nuk mund të ndodhin për faktin e mënyrës se si ne i ndajmë sepse ne gjithmonë mirënjohjet i ndajmë në bazë të propozimeve të degëve. Mirëpo mirënjohjet i tërheqim nëse ai pas mirënjohjes bën kësi veprime, ne kemi të drejtë me revoku, mirëpo në këtë rast nuk kemi çka tërheqim sepse nuk janë persona që i kemi shpërndarë ndonjëherë mirënjohje”, tha ai.

Haradinaj përjashton Qani Rexhepin, për të cilin tha se kanë ndarë mirënjohje në kohën sa ka qenë udhëheqës i Bashkësisë Islame, mirëpo ajo ka qenë për BIK dhe jo në emër të personit në fjalë.

Haradinaj: Mirënjohje për BIK-un dhe jo për Qamil Rexhepin

“Qani Rexhepi ka qenë e ka tërhek në kohën e ditës së veteranëve në Prekaz, ka qenë dhe ka marrë mirënjohje për Bashkësinë Islame sepse ka qenë udhëheqës i tyre, mirëpo nuk është mirënjohja në emër të Qamil Rexhepit”, deklaroi ai.

Ai tha se në këtë rast nuk duhet të ketë dorëheqje, derisa theksoi se të gjitha kërcënimet që po marrin, vinë nga persona të porositur nga VV-ja.

Haradinaj: Shumica që po kërcënojnë ndoshta janë njerëz të porositur të VV-së

“Shumica po kërkojnë dorëheqje, kurse unë mendoj që më mirë është me i kërkuar dorëheqje atyre që, njerëzit ju kanë vdekur nëpër konvikte, ju kanë vdekur edhe nëpër protesta që i kanë qitë, edhe nëpër burgje kur kanë pas qeveri. Po flas pa përjashtim të partive, kështu që ne të jepi ata dorëheqje…Shumica që kanë ashpërsuar gjuhen dhe po kërcënojnë ndoshta janë njerëz të porositur të VV në bazë të fotografive që po paraqiten ata janë shumica që thirren në emër të sajë”, tha ai./ Tv Malisheva

Share.