Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot në Shqipëri do ndikohet nga mot me vranësira mesatare dhe të dendura.

Reshjet do të jenë me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike në pjesën qendrore veriore. Pas orëve të drekës intensiteti i reshjeve bie dhe bëhen të dobëta kryesisht përgjatë relieveve kodrinore e ato malore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – verilindje me shpejtësi nga 1- 8 m/sek, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 10-13 m/sek.Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2 deri 3 ballë./TV Malisheva

Share.