Në Ditën Ndërkombëtare të Refugjatëve, deputetja e Partisë̈ Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka kërkuar sa më shpejtë të themelohet Muzeu i dhimbjes që kujton ekszodin e qytetarëve të Prishtinës.
Deputetja Hoxha nëpërmjet një performance në Stacionin e Trenit në kryeqytet, tha se ideja e liderit të partisë, Kadri Veseli duhet vihet në praktikë.
Derisa ka falënderuar edhe shtetet fqinje që hapen në kohën e luftës kufijtë̈ dhe shtëpitë̈ e tyre për qytetarët e Kosovës.
Hoxha: Sa më shpejt të themelohet Muzeu i dhimbjes
“Ky stacion, sot objekt nën mbrojtje të trashëgimisë kulturore meriton që të përbrendësoj të gjitha këto dhimbje e sfida të refugjatëve kosovarë për t’i kujtuar, për të mos i harruar, për t’i respektuar. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, z. Kadri Veseli që nga maji i vitit 2019, e ka propozuar që ky stacion të shndërrohet në Muze të Dhimbjes – atëkohë nga pozicioni i kryetarit të Kuvendit. Ai e ritheksoi këtë edhe një herë para një muaji si nevojë për ta memorizuar historinë e re të Kosovës dhe rëndësinë që ajo ka për brezat e rinj. Sot, me këtë aktivitet, këtë nismë, do e fuqizojmë drejt realizmit të këtij qëllimi dhe së shpejti themelimin e Muzeut. Nuk është asnjëherë vonë për të kujtuar, për të mos harruar”, tha ajo.
Krahas kësaj, ajo tha se stacioni i trenit në Prishtinë duhet të flas më shumë për qytetarët.
Hoxha: Ky stacion duhet të jetë stacioni ynë i kujtesës kolektive
“Ky stacion me shumë kujtime, duhet të flas më shumë me ne dhe për ne. Ky stacion i zbrazët nga pasagjerët, mund të mbushet nga sot me rrëfimet e tyre dhe të na mundësoj një udhëtim në përvojat tona gjatë luftës për mbijetesë dhe liri. Ky stacion, duhet të jetë stacioni ynë i kujtesës kolektive dhe dhimbjes që përjetuam për t’i gëzuar sot ditët në liri”, tha ajo.
Po ashtu, ajo falënderoi UÇK-në dhe NATO-n që mundësuan çlirimin e Kosovës për rikthimin në shtëpi dhe kërkoi që ky stacion, sa më shpejti të shndërrohet në Muze të dhimbjes, për të memorizuar historinë e re të Kosovës dhe rëndësinë që ajo ka për brezat e rinj./ Tv Malisheva