Në luftën kundër rrudhave, gjithçka është e mirëpritur nëse është natyrale dhe jo agresive. Rekomandohet një maskë me një mollë jeshile, dy lugë qumësht dhe një lugë mjaltë.

Qëroni një mollë dhe priteni në copa, pastaj përzieni me qumësht.

Shtoni mjaltin dhe përzieni gjithçka mirë derisa të merrni një përzierje kompakte. Vendosni maskën në mënyrë të barabartë nga gjoksi në ballë.

Lëreni të veprojë për 20 minuta, pastaj pastrojeni me ujë. Një herë në javë, vendosni këtë maskë në lëkurën tuaj dhe do të vini re që lëkura juaj bëhet më e fortë dhe më e shndritshme.

Një mollë në ditë zvogëlon rrezikun e gjashtë lloje të kancerit

Një analizë e më shumë se 40 studimeve ka treguar se konsumi ditor i mollëve zvogëlon rrezikun e zhvillimit të gjashtë llojeve të ndryshme të kancerit, përkatësisht kancerit të ezofagut, stomakut, mushkërive, zorrës së trashë, kancerit të gojës dhe kancerit të gjirit.

Kontributi më i madh në uljen e rrezikut të shfaqjes së kancerit u vu re në kancerin e ezofagut dhe stomakut. Në fakt, konsumimi i mollëve zvogëlon rrezikun e këtyre kancereve me gati 50 për qind.

Sa i përket kancerit të mushkërive, konsumimi i mollëve zvogëlon rrezikun e tij me 25 për qind dhe të kancerit të gjirit me 20 për qind.

Flavonoidet, përbërje kimike që mendohet se zvogëlojnë rrezikun e kancerit dhe sëmundjeve të zemrës janë përgjegjëse për këtë efekt. /TV Malisheva

Share.