Policia e Kosovë nuk ka iniciuar asnjë rast sa I përket fluksit të madh të qytetarëve të cilit janë mbledhur mbrëmë në Abi Çarshia në Prizren, për çka ka reaguar edhe kryeministri Avdullah Hoti.

“Mbrëmë ka pasur grumbullim të madh të qytetarëve në disa qendra, që është në kundërshtim me masat e ndërmarra nga Qeveria, të rekomanduara nga IKSHP dhe profesionistët shëndetësorë. Në gjithë atë masë të njerëzve është e sigurt se ka pasur të prekur me COVID-19, që mund të jenë pa simptoma. Kushdo që ka qenë prezent aty, me gjasë e ka marrë virusin. Kjo nënkupton se në dy javët në vijim, qindra qytetarë që do të kërkojnë trajtim në spitale nga po të njëjtit mjekë, këshillat e të cilëve nuk po i respektojnë”, ka shkruar Hoti.

Derisa mbrëmë në Abi Çarshia nuk është respektuar distanca, në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës nuk njoftohet për inicimin e ndonjë rasti./Tv Malisheva

Share.