Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo e ka uruar kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti për zgjedhjen e tij në këtë pozitë.
Hoti këtë lajm e ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter
Kryeministri në postimin e tij ka përmendur edhe dialogun me Serbinë, që sipas tij duhet të përfundoj me një marrëveshje që sjellë njohje reciproke.
“Departamenti amerikan i shtetit dhe Sekretari i shtetit, Mike Pompeo më ka uruar sot për procesin demokratik dhe paqësor të formimi të qeverisë.
Ne jemi të përkushtuar për të punuar së bashku dhe jemi shumë falënderues për mbështetjen e parezervë në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, e përqendruar në njohje reciproke”, ka shkruar Hoti në Twitter./TV Malisheva