Sot, para udhëtimit për në SHBA, presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Avdullah Hoti janë takuar dhe i kanë harmonizuar qëndrimet për një përfaqësim sa më të mirë të Kosovës në takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti Thaçi dhe kryeministri Hoti kanë vizion të qartë dhe pajtueshmëri të plotë për një përfaqësim shtetëror sa më dinjitoz në rifillimin e dialogut, i cili pritet të jetë i vështirë.

Republika e Kosovës është e bekuar më mbështetjen e partnerëve të saj strategjikë dhe krerët shtetërorë janë shprehur optimistë se ky proces do ta përmbyllë kapitullin e hidhur të luftës dhe do ta forcojë paqen në gjithë rajonin tonë, thuhet në një komunikatë për media.

Ndryshe, Kosova dhe Serbia do të vazhdojnë procesin e dialogut të shtunën në Uashington, me ftesë të emisarit special amerikan Richard Grenell./Tv Malisheva

Share.