Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi dhe drejtori i Zyrës së KfW-së për Kosovë, Rene Escheman, kanë nënshkruar dy marrëveshje financiare, grante nga qeveria gjermane.
Bislimi tha se këto grante nga qeveria gjermane i adresohen dy prioriteteve të Qeverisë së Kosovës, teksa falënderoi shtetin gjerman për këto ndihma.
“Po nënshkruajmë dy marrëveshje financiare grante nga qeveria gjermane që i adresohen dy prioriteteve të Qeverisë së Kosovës, përmirësimi i kualitetit në arsim dhe rritja e prodhimit bujqësor në Kosovë. Falënderoj nga zemra Ambasadën Gjermane dhe taksapaguesit gjerman që në vazhdimësi kanë ndihmuar në realizmin e prioriteteve. Me këtë situatë me pandeminë, çdo Ndihmesë është e mirëseardhur. Në kohën e pandemisë është shumë me rendësi të shitjet gatishmëria e fermerëve kosovarë për me rritë prodhimin. Ndërsa granti për sfida t e arsimit, nga ky nuk përfitojnë vetëm sektori publik por edhe sektori privat”, shtoi ai.
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Held, tha se pavarësisht situatës pandemike duhet të kihen paraysh zhvillimet afatmesme dhe ataftgjate të ekonomisë.
Ai tha se fondi kosovar për garanci kreditore ka dëshmuar se është instrument i mirë, ka dëshmuar se është partner i besueshëm
“Duke pasur parasysh kushtet e jashtëzakonshme kemi arritur të nënshkruajmë dy marrëveshje sot. Përkundër faktit që po përballemi me pandeminë duhet të kemi parasysh zhvillimet e mesme dhe afatgjata të ekonomisë. Fondi kosovar për garanci kreditore ka dëshmuar se është instrument i mirë, ka dëshmuar se është partner i besueshëm”, tha ai./ Tv Malisheva