Ndeshjet kualifikuese për Botërorin “Katar 2022” kanë përfunduar edhe në Grupin H, ku momentalisht lider është Kombëtarja e Kroacisë.

Në xhiron e fundit, Kroacia shënoi fitore me rezultat 3:0 kundër Sllovenisë, Rusia mposhti Maltën me rezultat 2:0, ndërsa Qipro pësoi humbje nga Sllovakia po ashtu me rezultat 2:0.

Me tri pikët e reja, vendin e parë në Grupin H e zë Kombëtarja e Kroacisë që gjendet në kuotën e 13 pikëve, aq sa ka edhe Rusia në vendin e dytë.

Sllovakia pozicionohet në vendin e tretë me nëntë pikë, dy më shumë se Sllovenia në vendin e katërt. Malta dhe Qipro gjenden në fund të tabelës, respektivisht pozitat pesë dhe gjashtë, me nga katër pikë.

Renditja tabelare:

Grupi H

1.Kroacia – 6 ndeshje – 13 pikë

2.Rusia – 6 ndeshje – 13 pikë

3.Sllovakia – 6 ndeshje – 9 pikë

4.Sllovenia – 6 ndeshje – 7 pikë

5.Malta – 6 ndeshje – 4 pikë

6.Qipro – 6 ndeshje – 4 pikë /TV Malisheva

Share.