Gjashtë persona janë arrestuar mbrëmë në Prishtinë, pasi që të njëjtit janë rrahur mes vete dhe si pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore i cili ka pranuar trajtim mjekësor në QKUK.
Në rrahje dyshohet të jetë përdorur një mjetë i mprehtë (thikë). Pas intervistimit me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje .