Katër persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri si pasojë e koronavirusit.

Personat e vdekur janë një 58-vjeçare nga Kurbini, një 71-vjeçare nga Lushnja me disa sëmundje bashkëshoqëruese, një 61-vjeçar nga Durrësi dhe një 67-vjeçar nga Fieri.

Në 24 orët e fundit, janë kryer 510 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 120 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 57 raste në Tiranë, 15 në Durrës, 8 në Kavajë, 7 në Krujë, 6 në Elbasan, 5 në Korçë, nga 4 raste në Kurbin, Pogradec, nga 3 raste në Lushnje, Tropojë, nga 2 raste në Shkodër, Tepelenë, nga 1 rast në Vlorë, Divjakë, Belsh, Prrenjas.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 119 pacientë, 18 janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 9 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2961, që nga fillimi i epidemisë.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri ka pasur 41709 testime për COVID-19, prej tyre, 5396 raste pozitive, 2961 janë shëruar dhe 2274 janë raste ende aktive./Tv Malisheva

Share.