Ministri i Drejtësisë Selim Selimi, ka deklaruar se posa të merr epilogun final çështja e grupit të Kumanovës, do të bëjë kërkesën në Maqedoninë e Veriut për ekstradim që vuajtja e dënimit të bëhet në Kosovë.

Ministri Selimi derisa i është përgjigjur pyetjes së deputetit Gazmend Syla, tha se çështja e marrëveshjes për ekstradim mund të fillojw të diskutohen në momentin kur ky rast e merr epilogun final.

Selimi: Kosova lidh marrëveshje ekstradimi të veçantë me shtetin e Maqedonisë së Veriut kurdo që ky rast e merr epilogun

“Do të angazhohemi në rritjen e hapësirave në institucionet tona korrektuese në mënyrë që të krijojmë kushte sa më të favorshme dhe i kam treguar që shteti i Kosovës është i gatshëm që të lidh marrëveshje ekstradimi të veçantë me shtetin e Maqedonisë së Veriut kurdo që ky rast e merr epilogun. Për më shumë i kam përcjell mesazhin se ne kemi besuar dhe besojmë se drejtësia ndaj këtyre qytetarëve të Kosovës nuk do të jetë diskriminuese, pra do të jetë drejtësi e cila është meritore me rrethanat dhe rastin atje”, tha ai.

Ministri bëri të ditur se numri i shtetasve kosovar që vuajnë dënimin jashtë Kosovës është më i madh se numri i qytetarëve të Kosovës që vuajnë dënimin në Kosovë./Tv Malisheva

Share.