Dhoma e Sipërme e Parlamentit italian do të votojë sot nëse do të padisë drejtuesin e partisë opozitare Liga, Mateo Salvini, me akuzat e një gjykate në Palermo, se vitin e kaluar, si ministër i brendshëm, ai ndaloi hyrjen e anijes humanitare spanjolle “Open Arms” me 160 emigrantë, në portet italiane.

Salvini tani rrezikon të përgjigjet në akuzat e rrëmbimit të njerëzve, përfshirë fëmijët, dhe të refuzojë të kryejë funksionin e tij.

Mateo Salvini mbron veten, raportojnë media, se ai bëri “punën e tij, dhe në interes të së mirës së përbashkët”.

Ai pretendon se është i qetë për akuzën dhe gjykimin e mundshëm, dhe se vitin e kaluar ka punuar në marrëveshje me qeverinë e koalicionit “Lidhja” – “Lëvizja pesë yje”, dhe se kryeministri Giuseppe Conte gjithashtu mori pjesë në vendimmarrjen e tij.

Themeluesi i organizatës humanitare “Open Arms”, Oscar Camps, tha për “Il Fato Cotidiano” se votimi në Senatin Italian është shumë i rëndësishëm.

“Gjykimi i Mateo Salvini do të nënkuptonte pohimin e së vërtetës historike dhe paprekshmërinë e konventave ndërkombëtare që rregullojnë shpëtimin në det, si dhe parimet e kushtetutave tona demokratike,” tha ai.

Rezultati i votimit në Senat është i pasigurt. Në mënyrë që të lirohet, Salvini do të duhet të paktën 160 vota kundër fillimit të procesit.

Sipas gazetës “Il Fato Cotidiano”, 18 votat e parlamentarëve të partisë “Italia Viva”, Mateo Renzi, mund t’i vinin në ndihmë.

Votimi në Senatin italian për fillimin e mundshëm të procedurave gjyqësore kundër Mateo Salvini bëhet në ditën kur vetëm në 24 orët e fundit, më shumë se 300 migrantë arritën në ishullin jugor të Lampedusa./Tv Malisheva

Share.