- Reklamë e sponsorizuar -

Bordi i Përkohshëm i drejtorëve i KEK-ut në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për formimin e grupit punues për strategjinë 2020-2025 dhe shkarkimin nga detyra e pozitës së sekretarit të ndërmarrjes Lulzim Zeqiri.

Në pozitën e ushtruesit të detyrës së sekretarit është emëruar Nexhat Podrimaj.

Bordi i Përkohshëm i KEK-ut aprovoi raportin vjetor të Auditimit të Pasqyrave Financiare për vitin 2019, raportin tremujor financiar janar-mars 2020.

Po ashtu, janë propozuar objektivat kryesore të Strategjisë së Ndërmarrjes dhe është marrë vendim për përgatitjen e Planit të veprimit për zbatimin e rekomandimeve të auditorit të jashtëm dhe të brendshëm.

Bordi i Përkohshëm i KEK-ut vendosi që të adresojë në organet e prokurorisë gjetjet e aksionarit të vetëm Qeverise në lidhje me shkeljet e identifikuara.

- Reklamë e sponzorizuar -