Milani ka konfirmuar se portieri Mike Maignan do të jetë jashtë fushës për të paktën 10 javë pasi iu nënshtrua operacionit në dorën e tij.

Maignan kishte dhimbje në kyçin e dorës së majtë për një muaj, së pari pasi priti penalltinë e Mohamed Salah në “Anfield”, pastaj me mori një goditje tjetër nga Luis Suarez gjatë humbjes së tyre 2-1 në Ligën e Kampionëve ndaj Atletico Madridit.

- Reklamë e sponsoriuzar -

Pas një konsultimi me specialistët, u vendos që ai të futet në operacion, përcjellë KosovaPress.

U raportua se ai do të ishte jashtë fushave për të paktën dy muaj, por sugjerimi tani është se do të jetë afër tre muaj.

Ndërkohë, Milani ka nënshkruar me 38-vjeçarin Antonio Mirante si lojtar i lirë deri në fund të sezonit. /TV Malisheva

Share.

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/beklpuib/public_html/wp-includes/functions.php on line 5107