- Reklamë e sponsorizuar -

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka falënderuar organizatën UNICEF për fushatën në mbrojtje të fëmijëve me nevoja të veçanta.

Ai ka thënë se Prishtina si qytet ka ende shumë punë për largimin e pengesave dhe integrimin e kësaj kategorie me nevoja të veçanta.

“Çdo fëmijë duhet të jetë i lirë nga pengesat në jetën e përditshme, edhe ato fizike dhe emocionale. Nuk ka zhvillim pa përfshirje. Qyteti jonë ende ka shumë punë për largimin e pengesave dhe integrimin e fëmijëve me nevoja të veçanta. Faleminderit UNICEF Kosova për fushatën që na kujton këtë prioritet”, shkruan Ahmeti në Facebook.

- Reklamë e sponzorizuar -