Në kuadër të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, trajtim mjekësor po marrin 630 pacientë, prej tyre 480 të konfirmuar me Covid-19 pozitiv.

Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 389 janë me oksigjeno-terapi dhe 45 janë në gjendje kritike shëndetësore.

Në klinikat Covid të QKUK-së, janë të shtrirë 271 pacientë, 237 prej tyre Covid pozitiv, kurse 173 janë në asistim me oksigjen.

Në spitalet e rajonale ndodhen të shtrirë 359 pacientë, prej tyre 243 janë të konfirmuar me Covid, 225 janë me oksigjeno-terapi.

Keni kujdes!

Vendoseni maskën, ruani distancën dhe kujdesin për higjienën e juaj personale!

Share.