Është Spanja fituese e derbit të madh iberik me Italinë ndaj së cilës triumfoi me rezultat të ngushtë 2-1.
Ndeshja e cila u zhvillua të mërkurën në stadiumin “Giuseppe Meazza” dhuroi spektakël nga të dy palët, por në fund kaloi tutje skuadra e trajnerit Luis Enrique.
Spanja kaloi në epërsi në minutën e 17′ të ndeshjes me anë të golit të Ferran Torres dhe ishte po i njëjti lojtar që e dyfishoi rezultatin në minutat shtesë të pjesës së parë.
Po në fund të 45 minutave të para Italia mbeti me një lojtar më pak në fushë pasi nga loja u përjashtuar Leonardo Bonucci.
Italia e rihapi ndeshjen kur shtatë minuta para përfundimit të ndeshje Lorenzo Pellegrini shënoi për 2-1, por nuk ia dolën që ta barazojnë rezultatin.
Kështu Spanja prek finalen e Ligës së Kombeve dhe e pret fituesin e ndeshjes së nesërme ndërmjet Belgjikës dhe Francës. /TV Malisheva