Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm ka thënë se Valerii Shaitanov, gjeneral-major në Shërbimin e Sigurisë së Ukrainës (SBU), dyshohet për kryerjen e tradhtisë dhe aktit terrorist.
Lajmi u konfirmua nga vetë Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm për Agjencinë e Lajmeve të Ukrainës.
“Atij i është dërguar njoftimi për dyshimin sipas neneve 258 dhe 111 të Kodit Penal,” kanë thënë nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm.
Njëkohësisht, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm ka bërë kërkesë në gjykatë që kjo të autorizojë ndalimin e pa kusht të Shaitanov.
Pritet që gjatë të mërkurës dhe të enjtes, Gjykata e Qarkut Shevchenko në Kiev të shqyrtojë masat parandaluese që do të merren ndaj tij.
Siç njoftoi më herët Agjencia Ukrainase e Lajmeve, Shërbimi Ukrainas i Sigurimit, ka arrestuar së fundmi Shaitanovin nën dyshimet se kishte planifikuar vrasjen e ish-komand antit të batalionit vullnetar të forcave të operacionit anti-terror, Adam Osmayev, sipas udhëzimeve nga shërbimet e inteligjencës ruse.
Audio incizime që dëshmojnë se FSB dhe Shaitanov po planifikonin akte terroriste
Francë, nëntor 2019
“N”- Tani kemi punë me një tip, me Osmaiev, pikë.
Yegorov-“Kapiteni”, mjafton. Më nuk ia përmendim mbiemrin.
“N”- Nuk përmendim mbiemra, ne…
Yegorov- Ofroj një nofkë tjetër, “Kapiten” tashmë më është mërzitur, le ta thërrasim “Maradonna”
“N”-“Maradonna”? A nuk ishte kapiten i ekipit?
Yegorov- Natyrisht.
“N”-“Diego Maradonna” (qesh, e paqartë), “Maradonna”.
Yegorov: (e paqartë) duhet të ndryshojmë (e paqartë). Njësoj siç po na mësojnë edhe borgjezët, sepse ata po ndryshojnë (e paqartë).
“N”- Dua ta kem të qartë se çfarë më duhet të bëjë saktë.
Yegorov: Ta dërgosh në vendin e gjuetive të përjetshme.
“N”-Likuidoj.
Yegorov: Jo, prit. Nuk do ta përdorim këtë fjalë, do të ta shpjegoj përse.
“N”- Ok. Pra, “Maradonaa”, e pastaj, në vend të “ta likuidosh”, duhet të themi “ta dërgojmë”…
Yegorov:… Në vendin e gjuetisë së përhershme.
“N”-Në vendin e gjuetisë së përhershme.
Yegorov: Po.
“N”-Ok. Atëherë ai do të shkojë në vendin e gjuetisë së përhershme, por si… ?
Yegorov- Varet nga ti (e paqartë), nuk më intereson, zgjidh cilëndo mënyrë që do.
“N”- Gjërat e tilla marrin vëmendjen e shoqërisë.
Yegorov: Epo shiko, ai ka qenë i përfshirë në shumë incidente dhe tashmë ka marrë shumë vëmendje. Por ajo nuk ka zgjatur më shumë se një ditë.
“N”-Ëhë, ëhë…
Yegorov- Nuk përbën asnjë diferencë për një person të rëndomtë.
“N”- Në rregull. Pyetja e dytë: çfarë rezultati pritet? Ai duhet të sh kojë në vendin e gjuetisë së përhershme.
Kiev, nëntor 2019
Shaitanov- Atëherë, duhet të fokusohemi tek “Kapiteni”. Përpara kemi një detyrë, që po fillojmë ta zbatojmë.
“N”-“Kapiteni, Kapiteni”
Shaitanov: Të gjitha mundësitë. Pra nëse shkon, duhet të më dërgosh të gjitha të dhënat për udhëtimit, që unë të mund ta kuptoj ..
“N”- … po, që kam shkuar.
Shaitanov: Pra ti shkon… dhe pas mbërritjes atje më sinjalizon.
“N”-Okej.
200.000 dollarë shpërblim për aktin terrorist
Francë, nëntor 2019
“N”-Shiko, nëse për shembull, flitet për të ardhura, ti ke folur për afro 10%, apo jo?
Yegorov: Mendoj, është një shumë e përafërt që do të marrim. Unë vetëm sa (e paqartë), vetëm të llogarisim- njëqind, njësi të përbashkëta natyrisht…
“N”-Jo rubla, togrogs apo kruna..
Yegorov: Po, rubla amerikane. Pra mund të themi, përafërsish t 10-20% . Përafërsisht…
“N”-Atëherë shiko. Nuk dua të të ofendoj, aspak.
Yegorov: Jo, jo.
“N”-Okej, nëse për shembull do të jetë diçka që shpërblehet. E gjithë kjo gjë do të kushtojë 200 mijë dollarë. A jemi në rregull?
Yegorov: Nëse po thua 200, po.
Planifikimi i atentatit dhe mbulimi i gjurmëve
Francë, nëntor 2019
Yegorov: Ti zgjidhi metodat. Le të kthehemi një hap prapa.
“N”- Ëhë..
Yegorov: Nuk dua të të urdhëroj që të jetë një aksident apo diçka tjetër. Jo. Ti je në terren, e di më mirë. Pra, varet nga ti se si do ta bësh.
Kiev, shkurt 2020
Shaitanov: Mirë dhe tani pyetja më e rëndësishme, le të supozojmë se ti (e paqartë) e bën, drrqin. Më së shumti më shqetëson pikë së pari çështja e varrimit, sepse ajo merr kohë. Është pika e parë.
Së dyti, dreqin, është çështja e çizmeve, dreqin, që duhet të jenë nga ai rajon, me co pa balte , dreqin, do t’I kesh ti dhe ato duhet eliminuar, nuk na duhen aspak.
Shaitanov: Po.
“N”-Të ndërroj rrobat dhe të djeg gjithçka.
Shaitanov: Këto janë pyetje për më vonë. Dhe mos harro që edhe flokët bien dhe budallaqe të tjera..
“N”-Okej, atëherë duhet të mbaj…
Shaitanov: Epo, një kapelë, që do të pamundësojë rënien e flokëve.
Yegorov i premton agjentit rregullimin e pasaportës ruse dhe pension ushtarak
Francë, nëntor 2019
“N”- Okej, tani dëgjo- pas kësaj do të marrë statusin e refugjatit.
Yegorov-Jo, s’do të marrësh statusin e refugjatit, por do të marrësh një pasaportë.
“N”- Kështu jemi pajtuar.
Yegorov- Sigurisht.
Yegorov: Dhe kartë identiteti ushtarake të një oficeri rezervë të forcave të armatosura ruse.
“N”- Dreqin!
Yegorov- Pse? Të gjitha janë të lidhura me njëra-tjetrën.
“N”- Pse jo? Sipas fjalëve.
Yegorov- Pension, kjo është gjëja e duhur…
Puna e Shaitanov për FSB dhe shpërblimi
Kiev, tetor 2019
Shaitanov: Ishte një episod mjaft e gjatë derisa njerëzit mu afruan, dreqin, më përshëndesin e derisa unë ta kuptoj se kjo është e vërtetë, dreqin, që të mos bie nën personelin e Wiener që janë atje.. pra, këto gjëra marrin kohën e tyre.
“N”- Pra, komunikimi tashmë është vendosur.
Shaitanov: Po është vendosur..
“N”- Atëherë ku dreqin është problem tani? A ka të bëjë me vendimmarrjen?
Shaitanov- Duhet të diskutojmë në detaje buxhetin..
“N”- Atë po them dhe unë.
Shaitanov- Transferta e parave, prej ku shkon, që ti të kesh këtë valixhen me para në mënyrë që…
“N”-Ose mbaje ti, që të mund të flejë paqësisht…
Gjermani, shkurt 2020
Yegorov- Ai është i nevojshëm aty ku ka nevojë. Nuk është niveli i tij i parë-gjëra t ë tilla, në të cilat ti je i përfshirë. Ai është person i një niveli tjetër, ai ka bërë shumë. Mendoj se ai, si mund të të ndihmojë ty?
“N”- I thashë “Plakut”. Ai nisi të më pyeste se si isha, çfarë po bëja? I thashë: Plak, le t’ia bëjmë kështu. Mos shko vërdallë duke spiunuar. Nëse marr detyra dhe nëse shpërblehem për to, sinqerisht ti do të marrësh gjysmën e tyre.
“N”-Jo është e qartë për ty. Ti po ecën, ti je “Homo Sovieticus”, është e pamundur të ndryshosh. Duket sikur “Plaku” është dashur të rrijë larg kësaj e që të mbyll atë dreq goje, sepse gjithandej kanë nisur të ankohen shumë në të e ndoshta edhe për mua duke thënë se Ziegovolk nuk është mjaftueshëm i mirë.
Shaitanov: Shumë gjëra kanë ndryshuar. Tani po dëgjoj ata që përkrahnin Maidanin duke folur përvata dreq tifozësh të çmendur Maidanë; shumë njerëz tani i flasin hapur këto gjëra, nuk kanë frikë.
Shaitanov: Këtë e kam thënë në 2014 dhe ata e thonë tani se ishte një përmbysje (pushteti). A nuk ishte e qartë atëherë se ishte një dreq përmbysje?/RtkLive/