Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri ka deklaruar se Serbia dhe Kosova nuk do të mund të ecin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian pa një marrëveshje në mes vete, dhe krejt kjo është parakusht i BE-së.
Tahiri tha se Kosova ka hyrë në një dinamikë më të madhe në raport me dialogun për shkak se BE dhe Amerika, kanë emëruar përfaqësuesit e tyre, ndërsa, përfaqësuesit e Kosovës duhet të jenë bashkë, pasi e vërteta është në anën tonë.
“Karshi Serbinë ne duhet të jemi të gjithë bashkë, duhet të jemi një dhe nuk duhet të kemi aspak frikë, pasi shkëmbimi i territoreve është tejkaluar nga ish kryeministri Ramush Haradinaj. Ndërsa, kryeministri Avdullah Hoti ka prezantuar konceptin që është mjaft i qartë”, tha ai në Tv 21./ Tv Malisheva