Krerët e diplomacisë së Turqisë dhe Greqisë u takuan sot në Bratislavë, takimi i parë i nivelit të lartë mes dy vendeve që prej fillimit të tensioneve për kërkimin e hidrokarbureve në Mesdheun Lindor.
Mevlut Cavusoglu zhvilloi një takim të shkurtër me homologun grek, Nikos Dendias në kuadër të një forumi të organizuar nga OJQ-ja Globsec në Bratislavë, në Sllovaki.
“Dy ministrat diskutuan për çështjet bilaterale dhe rajonale”, njoftoi media turke, pa dhënë shumë detaje.
Në Athinë, një burim i Ministrisë së Punëve, i cituar nga agjencia e lajmeve ANA, konfirmoi se Dendias i transmetoi homologut turk qëndrimin e Athinës kundër rihapjes së vijës bregdetare të qytetit fantazmë të Varoshas, në pjesën veriore nën pushtimin turk të ishullit të Qipros.
Të dy anëtarë të NATO-s, Greqia dhe Turqia kanë mosmarrëveshje për shkak të shfrytëzimit të fushave të hidrokarbureve në Mesdhe.