Tetë qytetarë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga COVID-19, ndërsa janë shënuar 2.279 raste të reja.
“Nga 12.666 testime, 2.279 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 325 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107.025. Në total numri i rasteve aktive është 18.287”, thuhet në njoftimin e MSh-së.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 22.486 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 687.553 doza të vaksinës.
Deri më sot 234.731 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./TV Malisheva