Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi ka bërë homazhe pranë memorialit të ushtarëve të KFOR-it që shërbyen në Kosovë e cilët kanë vdekur që nga viti 1999 kur NATO hyri në Kosovë.

Aty, Thaçi tha se nuk ka pasur asnjëherë dilemë në mbështetjen e SHBA-së, duke thënë se institucionet e vendit duhet të jenë më të përgjegjshmE në raport me miqtë ndërkombëtarë.

“Ne asnjëherë nuk kemi pasur ndonjë dilemë në mbështetjen e Shteteve te Bashkuara të Amerikës dhe kjo dilemë nuk duhet të vihet asnjëherë nga askush, duhet t’i ushqejmë relacionet dhe të prodhojmë argumente pozitive për miqtë tanë, për Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të na mbështesin në përpjekjet tona për forcimin e shtetit tonë dhe integrimin në të gjitha institucionet ndërkombëtare”, tha ai

Ai po ashtu tha se ka besim të plotë në administratën e presidentit Trump dhe Grenellit dhe se me ndihmën e tyre do të arrihet një marrëveshje eventuale përfundimtare me Serbinë.

“Ne do të jemi shumë të përgjegjshëm si institucione përballë partnerëve tanë ndërkombëtar më veçanti Shteteve të Bashkuara të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian dhe NATO-s edhe në hapa tjerë te mëtutjeshëm që do t’i ndërmarrim. Kam besim te plotë që administrata e ShBA e udhëhequr nga Trump me rolin dinamik të ambasadorit Grenell gjërat do të lëvizin drejt një procesi produktiv dhe efektiv të dialogut dhe ndonjë marrëveshje eventuale përfundimtare që sjell njohje reciproke”, tha ai./TV Malisheva

Share.